Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe HipotekimitKohë e Plotë
Job Highlights
Full Time
Employment TypeTiranë
Location1 week, 6 days
PostedInternational Applicants Welcome
Potential Work Permit Opportunity
This position may be open to international candidates with appropriate qualifications. Contact the employer for visa sponsorship details.
Why Imployii for International Job Seekers:
- Direct access to employers with visa sponsorship history
- Expert visa and relocation guidance
- Priority matching for cross-border opportunities
Job Description
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin
Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit
.
Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me këtë njësi, duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret ligjore dhe standardet institucionale. Ky rol përfshin koordinimin e stafit të njësisë, mbikëqyrjen e shqyrtimit të kërkesave, dhe ofrimin e udhëzimeve profesionale për përmirësimin e efikasitetit operativ.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Planifikon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi dhe hipotekim në koordinim me arkitektët e projekteve dhe Drejtuesin e Departamentit;
Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të njësisë;
Harton dhe mbikëqyr grafiket e aplikimeve online në institucione;
Mbikëqyr dhe planifikon proceset e aplikimeve fizike në institucione;
Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Deklarata Paraprake, Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi, etj.;
Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për akt-kontrolle me Bashkitë dhe aplikime në institucione të vlefshme për Certifikatë Përdorimi dhe Hipotekim;
Mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet për mbarëvajtjen e proceseve;
Harton/kontrollon planvendosjet për leje;
Kontrollon projektet që dorëzohen nga stafi i projektimit për aplikim për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit që jep lejen;
Kontrollon preventivat që dorëzohen nga kostoistet për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit për leje;
Harton dokumenta shoqëruese, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;
Kontrollon raportet e supervizorëve dhe kolaudatorëve;
Bën aplikime online për leje të ndryshme;
Krijon skica paraprake, duke përdorur softuerë të përshtatshëm projektimi (CAD), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit dhe vendosjen e saj;
Harton struktura, vizatime dhe plane në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;
Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve në kantier, planifikuesit urbanë, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë;
Viziton kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet, në përputhje me lejet e ndërtimit;
Suporton Arkitektin e Klientit në vlerësimin e ndryshimeve të kërkuara në projektin e klientit në raport me lejen e ndërtimit;
Koordinon dhe ofron informacione të nevojshme Departamentit të Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimet;
Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
Kryen detyra të tjera sipas nevojës apo kërkesave.
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture, Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
Të paktën 10 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe marrëdhënieve me institucionet;
Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e ndërtimit;
Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime të sakta;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
Aftësi për të punuar në skuadër;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh
Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin për urbanistikën;
Përdorim i avancuar i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD, Excel, Word, PowerPoint, etj.
Working in Tiranë
Explore Related Opportunities
Similar Jobs
Menaxher Shitje në Green CoastKohë e Plotë
Balfin Real Estate • Vlorë
Ndihmës Menaxher ProjektiKohë e Plotë
Dimension HR • Tiranë
MENAXHER MARKETINGUKohë e Plotë
Dimension HR • Shqipëri
Job Details
-
Job Type
Full Time
-
Location
Tiranë
-
Posted Date
April 02, 2026