Ndihmës Menaxher ProjektiKohë e Plotë

Full Time
Location Tiranë
Posted Apr 02, 2026

Job Highlights

Full Time

Employment Type

Tiranë

Location

1 week, 6 days

Posted

International Applicants Welcome

Potential Work Permit Opportunity

This position may be open to international candidates with appropriate qualifications. Contact the employer for visa sponsorship details.

Why Imployii for International Job Seekers:
  • Direct access to employers with visa sponsorship history
  • Expert visa and relocation guidance
  • Priority matching for cross-border opportunities
Tiranë

Job Description

DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin
Ndihmës Menaxher Projekti
Përmbledhja e Pozicionit:
Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Në kryerjen e këtyre detyrave ai menaxhon, koordinon, monitoron, organizon dhe raporton të gjitha proceset e inicuara nga Menaxheri i Projektit në mënyrë që projekti të arrijë objektivat strategjike, rezultate të suksesshme dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe të standarteve të cilësisë;
Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;
Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceseve të përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar në mënyrë të shkruar të gjithë informacionin e mbledhur;
Përgatit raporte periodike në formatin e standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
Përgatit draftin e shkresave zyrtare me palët e zhvillimit, palë pronare etj.;
Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko – ligjore për proceset e projektit
Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët
Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekimi;
Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve (këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm kur nevoja apo ekspertiza e do);
Kujdeset që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara) duke mbikëqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke bërë audite periodike;
Bën evidentimin e problematikave në kantier dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Projektit;
Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin brenda afateve të përcaktuara;
Monitoron projektin nga marrja në dorëzim e tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratatave të shitjes;
Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë ndaj investitorëve
Asiston në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit te projektit në rastet e nevojshme;
Monitoron realizimin e projektit sipas Biznes Planit dhe bën përditësimin e tij;
Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim të tij;
Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
Shikon vazhdimisht mundësi për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;
Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Hidroteknike / Menaxhim
Kualifikime të tjera:
Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;
Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;
Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;
Të ketë nivel të lartë komunikimi verbal dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze;
Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;
Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit
Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase.
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit.
Gatishmëria për t’iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.

Working in Tiranë

Explore Related Opportunities
Job Details
  • Job Type

    Full Time

  • Location

    Tiranë

  • Posted Date

    April 02, 2026

About the Company
Dimension HR
Login to Apply
/* Force browser cache refresh - Mon Jul 7 05:31:26 AM UTC 2025 */