INXHINIER CIVILKohë e Plotë
Job Highlights
Full Time
Employment TypeVlorë
Location1 week, 6 days
PostedInternational Applicants Welcome
Potential Work Permit Opportunity
This position may be open to international candidates with appropriate qualifications. Contact the employer for visa sponsorship details.
Why Imployii for International Job Seekers:
- Direct access to employers with visa sponsorship history
- Expert visa and relocation guidance
- Priority matching for cross-border opportunities
Job Description
Dimension HR
po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant
Inxhinier Civil
për një nga kompanitë me të mëdha e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industrial.
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri Civil zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm;
Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier
Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit
Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;· Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
Evidentimin e nevojave për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperiencë:
Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura).
Aftësitë:
Aftesi per te lexuar, kuptuar projektet MEP dhe bashkerenduar punimet me keto disiplina.
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.;
Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.);
Ofrohet:
Akomodimi në hotel
Ushqimi i mbuluar me 3 vakt
Transporti
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë
[email protected]
me subjekt
«Inxhinier Civil»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working in Vlorë
Explore Related Opportunities
Similar Jobs
Inxhinier Mekanik ose Mekatronik
EMC Engineering Maintenance Center Shpk • EMC Engineering Maintenance Center Shpk
Inxhinier QA/QCKohë e Plotë
Dimension HR • Tiranë
PËRGJEGJËS PRODHIMI (Profili Inxhinier Mekanik)Kohë e Plotë
Dimension HR • Tiranë
Job Details
-
Job Type
Full Time
-
Location
Vlorë
-
Posted Date
April 02, 2026