KOORDINATOR PROJEKTIKohë e Plotë

Full Time
Location Tiranë
Posted Apr 02, 2026

Job Highlights

Full Time

Employment Type

Tiranë

Location

1 week, 6 days

Posted

International Applicants Welcome

Potential Work Permit Opportunity

This position may be open to international candidates with appropriate qualifications. Contact the employer for visa sponsorship details.

Why Imployii for International Job Seekers:
  • Direct access to employers with visa sponsorship history
  • Expert visa and relocation guidance
  • Priority matching for cross-border opportunities
Tiranë

Job Description

Dimension HR po kërkon të rekrutojë
KOORDINATOR PROJEKTI
për një nga kompanitë më të mëdha në vend që operon në fushën e zhvillimit të projekteve të ndërtimit.
Përmbledhja e Pozicionit:
Do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Për të arritur këtë detyrë, Koordinatori i Zhvillimit duhet të ketë iniciativë, të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse dhe koordinuese. Përgatit propozimet për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, kontrollet e devijimeve, dorëzimet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve për ndërtimin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Monitoron afatet kohore të investitorëve, të parashikuara në kontratat e bashkëinvestimit për të informuar në kohë Menaxherin e Projektit për devijancat;
Asiston në menaxhimin e kontratave për pajtueshmërinë dhe përmbushjen e të gjitha standardeve të kompanisë, standardeve të projektimit, specifikimeve teknike, planeve të projektit dhe planit të biznesit të hartuar;
Informon dhe mbështet strukturat përkatëse të Kompanisë për marrjen e Pronësisë së Tokës dhe të gjitha Lejet përkatëse për fillimin e Zbatimit të Projektit;
Monitoron dhe ndjek buxhetin e projektit, dhe mban të informuar Menaxherin e Projektit;
Krijon dhe zhvillon marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në projekt, për progres, duke përfshirë koordinimin e takimeve sipas nevojës
Sigurohet për zbatimin e plotë të procedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
Koordinon me mbikëqyrjen e terrenit ecurinë e projekteve;
Siguron që ideja e projektit dhe zhvillimet strategjike të projektit të kenë marrë konfirmimin e investitorit;
Menaxhon zbatimin e ndryshimeve të miratuara dhe planin e çdo projekti;
Raporton mbi statusin e çdo projekti, mbikëqyr dhe zhvillon dokumentacionin në lidhje me projektet, ndan idetë dhe zbaton metodologji të reja për të lejuar përparimin e tyre;
Ndihmon gjatë buxhetit, kontrollit të kostos dhe qarkullimit te parave;
Analizon nevojat e projektit, plotëson kërkesat për transparencë, për finalizim dhe qëndrueshmëri në ecurinë e fazave të zhvillimit;
Mbështet zhvillimin e projektit në përputhje me grafikun dhe buxhetin për të gjitha aktivitetet e projektit;
Kujdeset që të gjitha informacionet në lidhje me projektin është i sigurt dhe i shperndare me palet e perfshira, me synimin për të ruajtur një sistem të përsosur të menaxhimit të projektit nga faza e projektimit dhe miratimit të lejes deri në dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për procedurën e dorëzimit dhe pajisjen me Certifikatën e Përdorimit të projektit;
Përgatit raporte periodike për ecurinë e projekteve;
Asiston dhe mbështet palët e interesuara me informacionin si dhe zbatimin e progresit të kërkesave të klientit për çdo projekt para dhe pas shitjes;
Ndihmon progresin për përgatitjen e paketave të projektimit dhe draft kontratave;
Kryen kontrolle mbi cilësinë në projekt, si dhe siguron që të gjitha klauzolat janë duke u zbatuar sipas QA/QC dhe dizajneve;
Viziton kantierin, mbështet stafin teknik/lokal me procesin e projektimit dhe ndërtimit;
Ndjek dhe raporton për të gjitha çështjet që lidhen me institucionet shtetërore (përfshirë ato vendore) në zonat ku zhvillohen projektet, Bashki, OSHEE, MB, MNZ etj.;
Strukturon dosjet e projektit dhe i mban skedarë sipas udhëzimeve të kompanisë;
Kryen detyra të tjera të caktuara sipas nevojave ose urgjencës së projektit;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në nje nga fushat e Inxhinierise se Ndertimit, Arkitekture, Zhvillimit i Projektit të Pasurive të Paluajtshme.
Kualifikime të tjera:
Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në shitje, arkitekture, Punime Civile.
Aftësitë
Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar;
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projekte, korrespodencat e biznesit, kontratat, proçedurat dhe manualin teknik;
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme të involvuara në projektin e ndërtimit
Aftësi për të paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, hartimi i raporteve, etj.;
Të ketë njohuri bazë në përdorimin e programeve si : CAD, EXCEL, MS-PROJECT ose PRIMAVERA, etj.;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë
[email protected]
me subjekt
«KOORDINATOR PROJEKTI»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Working in Tiranë

Explore Related Opportunities
Similar Jobs
Koordinator magacinskog poslovanja

Fortaco d.o.o. • Gruža

Koordinator sertifikacije proizvoda

Fortaco d.o.o. • Gruža

Job Details
  • Job Type

    Full Time

  • Location

    Tiranë

  • Posted Date

    April 02, 2026

About the Company
Dimension HR
Login to Apply
/* Force browser cache refresh - Mon Jul 7 05:31:26 AM UTC 2025 */