Agjentë të shërbimit të makinave me qiraKohë e Plotë
Job Highlights
Full Time
Employment TypeTiranë
Location1 week, 6 days
PostedInternational Applicants Welcome
Potential Work Permit Opportunity
This position may be open to international candidates with appropriate qualifications. Contact the employer for visa sponsorship details.
Why Imployii for International Job Seekers:
- Direct access to employers with visa sponsorship history
- Expert visa and relocation guidance
- Priority matching for cross-border opportunities
Job Description
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri,
DIMENSION HR
po rekruton kandidatë për pozicionin
Agjentë të shërbimit të makinave me qira
.
Përmbledhje e Pozicionit:
Agjentët e shërbimit të makinave me qira do të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për klientët, duke siguruar që operacionet e përditshme të qirave të automjeteve të jenë të suksesshme. Ky pozicion përfshin menaxhimin e rezervimeve, promovimin e shërbimeve shtesë dhe adresimin e pyetjeve të klientëve me profesionalizëm dhe efikasitet.
Detyrat Kryesore:
Asistimi i Klientëve:
Ndihmon klientët në përzgjedhjen e automjeteve që plotësojnë më së miri nevojat dhe preferencat e tyre.
Ofron informacion të detajuar mbi tiparet dhe avantazhet e automjeteve të ndryshme në dispozicion.
Promovon dhe sugjeron shërbime shtesë si sigurime, pajisje GPS dhe opsione fleksibël të qirasë.
Informon klientët për ofertat dhe paketat më të fundit të kompanisë.
Administrimi i Procesit të Qiradhënies:
Përgatit dhe përpunon kontratat e qirasë me saktësi dhe në përputhje me politikat e kompanisë.
Siguron që të gjitha dokumentet përputhen me kërkesat ligjore dhe rregulloret e brendshme.
Mban regjistra të sakta për qiratë, pagesat dhe ndërveprimet me klientët.
Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet e qirasë dhe performancën financiare.
Menaxhimi i Rezervimeve dhe Disponueshmërisë:
Menaxhon dhe ndjek rezervimet përmes sistemit të prenotimeve të kompanisë.
Koordinon me departamentet e tjera për të siguruar që kërkesat e klientëve të përmbushen në koh
Monitoron dhe menaxhon disponueshmërinë e automjeteve për të optimizuar përdorimin e flotës.
Njofton klientët për çdo ndryshim ose përditësim në lidhje me rezervimet e tyre.
Shërbimi ndaj Klientit:
Përgjigjet në mënyrë profesionale dhe të shpejtë ndaj pyetjeve të klientëve përmes email-it, telefonit ose personalisht.
Trajton dhe zgjidh shqetësimet apo problemet e klientëve në mënyrë efektive.
Siguron një përvojë pozitive për klientët duke ofruar mbështetje të vazhdueshme gjatë periudhës së qirasë.
Jep sugjerime për përmirësimin e përvojës së klientit dhe rritjen e besnikërisë së tyre.
Koordinimi me Ekipin Operativ:
Bashkëpunon me ekipin e operacioneve për të siguruar mirëmbajtjen dhe disponueshmërinë e flotës së automjeteve.
Njofton dhe koordinon çështjet e mirëmbajtjes ose riparimeve të nevojshme.
Përmirëson proceset për të optimizuar shërbimet e ofruara dhe për të reduktuar kohën e pritjes për klientët.
Kualifikimet e Kërkuara:
Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shërbim ndaj klientit.
Njohuri në administrimin dhe menaxhimin e flotës së automjeteve.
Eksperiencë në përdorimin e sistemeve të prenotimit dhe programave të menaxhimit të të dhënave.
Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese për të përballuar ngarkesën e punës.
Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik.
Përfitimet që Ofrohen:
Pakete konkuruese e përfitimeve dhe bonuseve bazuar në performancë
Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
Mundësi për rritje në karrierë brenda kompanisë.
Working in Tiranë
Explore Related Opportunities
Job Details
-
Job Type
Full Time
-
Location
Tiranë
-
Posted Date
April 02, 2026